Bota

Turqia drejt butonit 'jeshil', Finlanda dhe Suedia një hap larg anëtarësimit në NATO

Turqia dhe Hungaria janë dy vendet e vetme që kanë penguar përpjekjet e Suedisë dhe Findlandës për t’u bashkuar me aleancën.

17 Mars 2023, 16:15 Nga a.l
Turqia drejt butonit 'jeshil', Finlanda dhe Suedia një hap larg
Finlanda dhe Suedia

SUEDI- Parlamenti i Hungarisë pritet të votojë për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO më 31 mars, shkruan The Guardian. Turqia dhe Hungaria janë dy vendet e vetme që kanë penguar përpjekjet e Suedisë dhe Findlandës për t’u bashkuar me aleancën.

Presidenti Rexhep Taip Erdgan më herët gjatë ditës së sotme deklaroi se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të ofertës së Finlandës për anëtarësim në NATO në parlament pasi vendi ndërmori hapa konkretë për të mbajtur premtimet e saj. Në një konferencë shtypi me homologun e tij finlandez, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë diskutimet me Suedinë për çështje të lidhura me terrorizmin dhe se oferta e Suedisë për anëtarësim në NATO do të varet drejtpërdrejt nga masat e marra.

Erdogan tha se ai i kishte dhënë Suedisë një listë të "120 terroristëve" të cilët ata do t'i riatdhesonin në Turqi dhe ata nuk kishin arritur ta bënin këtë. Sauli Niinisto, presidenti i Finlandës, tha se kishte kuptuar më herët se Turqia do të miratonte ofertën e Finlandës dhe kjo është e rëndësishme për Finlandën. Por ai tha gjithashtu se anëtarësimi finlandez në NATO nuk është i plotë pa Suedinë.

suedia dhe finlanda ne nato

Sondazh

Poll