Sport

Tifozi i famshëm, që kishte sulmuar Jack Grealish në fushë, u gjet i vdekur…

Paul Mitchell ishte vetëm 32 vjeç dhe u bë i famshëm për incidentin me lojtarin e atëhershëm të Aston Villas

17 Mars 2023, 07:17 Nga DOSJA
Tifozi i famshëm, që kishte sulmuar Jack Grealish në fushë,

ANGLI - Paul Mitchell ishte vetëm 32 vjeç dhe u gjet i vdekur këtë javë në Birmingham të Anglisë, sipas gazetës 'The Sun'. Anglezi, baba i tre fëmijëve, u bë i famshëm në vitin 2019 kur u hodh në fushë dhe sulmoi Jack Grealish, atëherë një lojtar i Aston Villas, i cili bëri debutimin e tij si kapiten i ekipit.

Futbollisti u befasua nga një tifoz i rivalit Birminghan, vetëm pas 10 minutash të ndeshjes së 36-të të kampionatit, duke pësuar një goditje në qafë. Përveç këtij fakti, Grealish do të vendoste sërish fatet e ndeshjes me golin e vetëm (0-1) në St.Andrew's, në një lojë të vërtetë emocionesh të forta.

Mitchell u dënua me 14 javë burg, por u lirua pasi kreu vetëm katër javë. Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar nga shtypi anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll