Sport

Max Verstappen kërkon leje për Arabinë Saudite për shkak të një sëmundjeje!

Verstappen do të merrte pjesë në aktivitete mediatike përpara Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, por iu dha leja nga FIA për të "kaluar".

17 Mars 2023, 00:07 Nga DOSJA
Max Verstappen kërkon leje për Arabinë Saudite për shkak

ARABI SAUDITE - Dy herë kampioni i botës në Formula 1, piloti i Red Bull, Max Verstappen , ka shtyrë mbërritjen e tij në Arabinë Saudite, ku në fundjavën e ardhshme është planifikuar gara e dytë e sezonit të ri, për shkak të problemeve me virusin në stomak.

"Po ndihem mirë pas disa ditësh me një virus në stomak. Më duhej të vonoja fluturimin me një ditë për shkak të kësaj, kështu që nuk do të jem në pistë para të premtes. Shihemi në Jeddah," shkroi Verstappen në Twitter .

Verstappen do të merrte pjesë në aktivitete mediatike përpara Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, por iu dha leja nga FIA për të "kaluar".

Piloti i Red Bull-it e nisi sezonin e ri në Formula 1 duke fituar garën në Bahrein.

Çmimi i Madh i Arabisë Saudite është planifikuar për të dielën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll