Sport

LAJM I MADH / Amerika Latine në Ligën e Kombeve, Argjentina dhe Brazili mund të jenë kundërshtarë edhe të Shqipërisë!

Në mesin e kandidatëve ka përzgjedhje që janë pjesëmarrëse në divizionin elitar të Ligës së Kombeve ku Shqipëria mund ta tentojë të kalojë edicionin e ardhshëm për të qenë mes15 skuadrave mët ë mira të kompeticionit.

16 Mars 2023, 22:23 Nga DOSJA
LAJM I MADH / Amerika Latine në Ligën e Kombeve, Argjentina dhe

BRAZIL - Vetëm pak muaj pas ndeshjes së Kupës së Botës në Katar, mbërrijnë lajmet se skuadrat më të forta të Amerikës së Jugut mund të luajnë ndeshje zyrtare kundër skuadrave nga Evropa, përfshirë edhe Shqipërinë. 

Siç raporton media braziliane Globo, UEFA dhe CONMEBOL kanë bërë një marrëveshje sipas së cilës duhet të organizohet një garë e përbashkët. Kjo ide u mbështet nga Brazili, si një nga vendet që do të vizitojë Evropën në mars 2024 për të luajtur dy ndeshje miqësore. Në mesin e kandidatëve ka përzgjedhje që janë pjesëmarrëse në divizionin elitar të Ligës së Kombeve ku Shqipëria mund ta tentojë të kalojë edicionin e ardhshëm për të qenë mes15 skuadrave mët ë mira të kompeticionit.

Sipas marrëveshjes në takimin në Ruandë gjatë kongresit të FIFA-s, raporton Globo, Brazili, Argjentina, Uruguai, Ekuador, Peruja dhe Kolumbia do të luajnë nga dy ndeshje me 16 skuadrat më të mira në Evropë. Të cilat për momentin janë Kroacia, Danimarka, Franca, Spanja, Portugalia, Zvicra, Italia, Hungaria, Gjermania, Holanda, Belgjika, Polonia, Skocia, Izraeli, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga ana tjetër, Kili, Paraguai, Bolivia dhe Venezuela, si të fundit nga kualifikueset e kompletuara të Botërorit, do të luajnë me përzgjedhjet evropiane nga Grupi B i Ligës së Kombeve.

Qëllimi kryesor i këtyre ndeshjeve është përfshirja eventuale e përzgjedhjeve të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve. Gjithashtu këto ndeshje do të shërbenin si një përgatitje ideale për garat në të cilat marrin pjesë ekipet kombëtare. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll