Sport

Arteta: “Natë zhgënjyese... u përpoqa t'i bind lojtarët ta pranonin atë që ndodhi”...

Trajneri i Arsenalit shpreh keqardhje për eliminimin në Europa League dhe tregon se tashmë të gjitha ‘bateritë’ janë për Premier League.

17 Mars 2023, 07:04 Nga DOSJA
Arteta: “Natë zhgënjyese... u përpoqa t'i bind

ANGLI - Mikel Arteta ishte dukshëm i pakënaqur pas eliminimit të Arsenalit në ‘këmbët’ e Sportingut në xhiron e 16-tës së Europa League. Trajneri spanjoll i ‘Topçinjve’ u ankua për viktimat e ndryshme në skuadër dhe tashmë ka vënë në dukje se të gjitha ‘bateritë’ janë për “11 finalet” që tani skuadra ka përpara në Premier League.

"Natë zhgënjyese... Ne donim shumë të kualifikoheshim dhe të luftonim për Europa League, u përpoqëm gjatë 120 minutave dhe penalltive, por nuk funksionoi, mund të kishim disa lojtarë që luanin 90 minutat. Na munguan golat. Në shtesë kohë ne rikuperuam energjinë dhe mentalitetin, por erdhën penalltitë, të cilat janë short”,- ka thënë trajneri i Arsenalit, në konferencën për shtyp në Emirates.

Mungesat e ekipit? "Kemi pasur mungesa nga dëmtimet gjatë gjithë sezonit... Jemi të zhgënjyer, por kemi edhe 11 ndeshje në Premier League dhe kemi një finale kundër Crystal Palace, ku duhet të luajmë më mirë se sot."

Pasojat e eliminimit? “Shpresoj që kjo të mos ndikojë në planet tona në kampionat, por nuk mund të shoh se çfarë avantazhi mund të ketë për ne në të ardhmen, nëse fokusohemi më shumë... Duhet të ngremë kokën lart dhe vazhdo përpara."

Penalltia e humbur nga Martinelli? "Kur ka ato vendime, dikush mund të dështojë. Bukayo ka dështuar në të kaluarën... Po ecën përpara."

Shqetësimi i lojtarëve? "Lojtarët janë të zhgënjyer, ata e dinë se mund ta kishin fituar ndeshjen, se kishin mundësi, por siç thashë objektivi i vetëm tani janë 11 ndeshje në Premier League. Jam përpjekur t'i bëj lojtarët të pranojnë çfarë ndodhi në fund të lojës. Unë u thashë se duhet të jemi në maksimumin tonë për të mundur Crystal Palace”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll