Sport

VIDEO / Skena horror, portieri i Sevillas goditet në kokë, mjekët e qepin në fushë…!

Në ndeshjen e kthimit mes Fenerbahçes dhe Sevillas, huliganët turq hodhën në fushë një send të fortë dhe kështu plagosën portierin serb Marko Dmitroviç .

16 Mars 2023, 22:13 Nga DOSJA
VIDEO / Skena horror, portieri i Sevillas goditet në kokë, mjekët

TURQI - Një skandal i vërtetë është parë në ndeshjen e kthimit të 1/16- tës së Ligës së Evropës dhe skenat e frikshme po bëjnë xhiron e botës me një shpejtësi të pabesueshme.

Në ndeshjen e kthimit mes Fenerbahçes dhe Sevillas, huliganët turq hodhën në fushë një send të fortë dhe kështu plagosën portierin serb Marko Dmitroviç .

Gardiani i kombëtares së Serbisë u gjakos dhe është dashur të ndërhyjnë mjekë urgjentisht të cilët i kanë qepur kokën në fushë.

Pavarësisht lëndimit, Dmitroviç mblodhi forcat dhe vendosi të vazhdojë ndeshjen.

Kujtojmë se Dmitroviq së fundmi ka pasur edhe një situatë të pakëndshme me një huligan. Ai është sulmuar gjatë ndeshjes mes PSV-së dhe Sevillas nga një tifoz në Eindhoven!

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 92-të dhe më pas ndeshja është ndërprerë, pasi një tifoz i çmendur ka goditur me grusht Dmitroviqin, i cili ju kundërpërgjigjur ashpër!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll