Sport

BEFASI NE EUROPA LEGAUE! Nuk shkrep ‘topi’ i Martinellit, eliminohet Arsenali nga pika e penalltisë. Kualifikohet Sporting (rezultatet)

Përcaktohen tetë çerekfinalistët e Europa League. Nuk mungojnë befasitë…

16 Mars 2023, 23:56 Nga DOSJA

BEFASI NE EUROPA LEGAUE! Nuk shkrep ‘topi’ i Martinellit, eliminohet

ANGLI - Befasi në Europa League! Pas kualifikimit të Man.United, Juventusit, Sevillas dhe Feyenoord, që siguruan të parët ‘biletat’ e çerekfinaleve, në ‘serinë’ e dytë në mbrëmje, Bayer Leverkusen, Roma dhe Union Berlin u kualifikuan pa probleme për më tej.

‘Apirinat’ fituan 2-0 edhe në transfertë ndaj Ferencvaros, Roma barazoi 0-0 ndaj Sociedad dhe fitorja 2-0 në ndeshjen e parë ‘Olimpico’ i mjaftoi për t’u kualifikuar. Ndërsa belgët e Royal Union fituan 3-0 ndaj gjermanëve të Unioin Berlinit, ndërkohë që takimi i pare kishte përfunduar 3-3.

Besafia e mbrëmjes, ishte Arsenali, kryesuesi i Premier League. ‘Topçinjtë’ kalojnë të parët në epërsi me atë të Granit Xhakës (19’), por portugezët e Sportingut basrazuan 1-1 me anë të Goncalves (62’), duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë, të cilat nuk i ndryshuan shifrat 1-1, edhe pse Sporting.

‘Ruleta ruse’ e penalltive nxorri fitues dhe kualifikoi për në çerekfinale Sportingun, i cili realizoi 5 penallti, ndërsa Arsenali 3 pas gabimit të Martinellit.

BEFASI NE EUROPA LEGAUE! Nuk shkrep ‘topi’ i Martinellit, eliminohet

B.T (Dosja

Sondazh

Poll