Sport

VIDEO/ Sylvinho e fton në Kombëtare, Sokol Cikalleshi e përshëndet me gol...

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e gjashtë në elitën e futbollit saudit.

16 Mars 2023, 22:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Sylvinho e fton në Kombëtare, Sokol Cikalleshi e

ARABIA SAUDITE - Sulmuesi kavajas i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, që luan në kampionatin saudit, shënoi në ndeshjen mes Al Khaleej - Al Tai, që përfundoi në barazim 2-2. Në minutën e 13-të ai shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes dhe me një goditje nga brenda zone, mposhti portierin e skuadrës mike, duke shënuar golin e parë për Al Khaleej.

32-vjeçari kuqezi po e ndihmon skuadrën e tij që të sigurojë pikët e mbijetesës, teksa Al Khaleej tani ndodhet në vendin e 14-të, së paku për momentin jashtë zonës së rënies nga futbolli elitar saudit. Në 19 ndeshje ku është aktivizuar, Cikalleshi ka shënuar 6 gola, pesë prej të cilëve në vitin 2023, duke dëshmuar se po kalon një moment mjaft të mirë.


Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen me Poloninë, teksa do tentojë që të shfrytëzojë si formën e mirë që po kalon ashtu dhe eksperiencën e tij, që Shqipëria ta nisë me këmbën e mbarë këtë edicion kualifikuesesh për Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll