Sport

Leo Messi nuk u stërvit me shokët, Paris Saint-Germain me shumë mangësi...

Tre ditë nga PSG-Rennes, në ditën e 28-të të Ligue 1, argjentinasi Lionel Messi nuk u stërvit këtë të enjte me bashkëlojtarët e tij.

17 Mars 2023, 07:14 Nga DOSJA
Leo Messi nuk u stërvit me shokët, Paris Saint-Germain me shumë

FRANCE - Nuk e dihet ende arsyeja, por Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Paris Saint-Germain mëngjesin e kësaj të enjte. Tre ditë para ndeshjes ndaj Rennes, në kuadër të ditës së 28-të të Ligue 1, Christophe Galtier e sheh skuadrën e tij shumë të copëzuar.

Kapiteni dhe qendërmbrojtësi Marquinhos ende nuk është rikthyer në stërvitje pas këputjes së tij për shkak të një dëmtimi të brinjëve, Hakimi ka ende dhimbje në kofshë dhe Mukiele në pulpë dhe kërthizë. Sergio Ramos u dëmtua gjithashtu mëngjesin e së enjtes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll