Sport

Van Dijk flet hapur: “Pa Champions do ta kemi të vështirë edhe të blejmë lojtarë cilësorë në verë!”

Reds janë aktualisht gjashtë pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt, me Virgil van Dijk duke folur për Athletic thekson nevojën e klubit për t'u forcuar gjatë verës, por edhe rolin kyç që do të luajë largimi nga objektivat cilësorë në kompeticionin më të lartë europian.

16 Mars 2023, 22:07 Nga DOSJA
Van Dijk flet hapur: “Pa Champions do ta kemi të vështirë

ANGLI - Liverpooli, i cili këtë vit duket se është një hije e vetes së tij të mirë, i dha para kohe lamtumirën Ligës së Kampionëve, ndërkohë që është jashtë garës për titull që në fillim të kampionatit, tani po ndjek top katërshen.

Reds janë aktualisht gjashtë pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt, me Virgil van Dijk duke folur për Athletic thekson nevojën e klubit për t'u forcuar gjatë verës, por edhe rolin kyç që do të luajë largimi nga objektivat cilësorë në kompeticionin më të lartë europian.

“Lojtarët e rëndësishëm do të largohen gjatë verës. Kjo dihet dhe për t'u rikthyer në nivelin që ishim në pesë vitet e fundit, ne kemi nevojë për shtesa cilësore”, tha fillimisht kapiteni i Liverpool.

“Të gjithë e dinë se do të jetë e vështirë për të gjetur lojtarët e duhur, por klubi duhet të bëjë punën e tij në këtë pjesë. Kemi ende shumë ndeshje dhe duam të kualifikohemi në Champions League. Besoj se kjo do të na ndihmojë të tërheqim lojtarët më të mirë në botë”, tha ai më pas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll