Sport

“Ata e lanë” Fernando Santosin, me pesë mijë euro në një tavernë greke në Varshavë

Trajneri i ri i kombëtares polake, portugezi Fernando Santos nuk i harroi vitet që ka kaluar në Greqi

16 Mars 2023, 21:00 Nga DOSJA

“Ata e lanë” Fernando Santosin, me pesë mijë euro

POLONI - Tekniku portugez me përvojë, e ka cilësuar përherë Greqinë, si “shtëpinë e tij të dytë”. Kjo për shkak, pasi ai ka punuar në vendin helen për afro një dekade për llogari të AEK-ut, Panathinaikos, PAOK-ut dhe kombëtares së Greqisë.

Trajneri 68-vjeçar i kombëtares polake vizitoi këto ditë një tavernë greke, në qendër të Varshavës dhe pritja që iu bë në të ishte më se... e ngrohtë. 

“Ata e lanë” Fernando Santosin, me pesë mijë euro

Punonjësit e restorantit e kanë “larë” trajnerin Santos me... pesë mijë euro, për t’i sjellë atij një “sharm”, në funksion të nisjes së aventurës së re të karrierës së tij në krye të pankinës së Polonisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll