Sport

Juventus: "Ne nuk do ta largojmë Pogban, këto histori janë të rreme"...

‘Zonja e Vjetër’ nuk ka ndërmend të heqë qafe Paul Pogba, pavarësisht dëmtimeve të tij të rënda, siç tha drejtori i përgjithshëm i klubit, Francesco Calvo.

16 Mars 2023, 21:46 Nga DOSJA
Juventus: "Ne nuk do ta largojmë Pogban, këto histori janë

ITALI - Drejtori i përgjithshëm i skuadrës, Francesco Calvo, i dha fund skenarëve që flisnin se Juventusi po mendon për lirgimin e parakohshëm të mesfushorit Paul Pogba.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme të dëmtimeve të francezit, drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ i kanë mohuar kategorikisht zërat e fundit dhe kanë shprehur besimin e plotë të klubit ndaj ish-yllit të Manchester United .

“Ne nuk do ta largojmë Pogban, të gjitha këto histori janë krejtësisht të rreme. Juventusi është një familje, ne e shohim Paulin duke bërë më të mirën për t'u kthyer sa më shpejt.

Ne i besojmë shumë, prandaj kemi nënshkruar një kontratë katërvjeçare me të”,- tha drejtori Francesco Calvo para ndeshjes së revanshit të ‘Zonjës së Vjetër’ ndaj Freiburgut për “16” të Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll