Sport

Leo Messi i ve kusht Parisit për të rinovuar, pagë të njëjtën si Mbappe!…

Radioja autoritare e Monte Carlos zbuloi kërkesat e Lionel Messit për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain.

16 Mars 2023, 20:46 Nga DOSJA

Leo Messi i ve kusht Parisit për të rinovuar, pagë të

FRANCE - Marrëdhëniet e Lionel Messit me Paris Saint-Germain tashmë janë në një situatë të vështirë dhe shkak nuk janë vetëm reagimet e tifozëve, që priten të shpërthejnë në ndeshjen e së dielës (19/3) ndaj Rennes, duke e “akuzuar” atë si përgjegjës për eliminimin e skuadrës së tyre nga “16”-tat e Champions League.

Sipas Radio Monte Carlo (RMC), superylli argjentinas i tha drejtuesve të Parisit, se për të vazhduar kontratën e tij, e cila përfundon në verë, ai dëshiron të arrijë të njëjtën pagë me atë të Kylian Mbappe, pra një shumë që do të “arrijë” në 80 milionë euro në vit.

Leo Messi i ve kusht Parisit për të rinovuar, pagë të

Aktualisht Messi merr rreth 35 milionë euro “neto” dhe kërkon më shumë se dyfishimin e të ardhurave për të qëndruar në “Parc de Princes”, kërkesë kjo që nuk duket e gatshme të pranohet nga drejtuesit e Parisit, të cilët po shqyrton mundësinë e “lehtësimit” të buxhetit në verë dhe të krijojnë vend për një tjetër transferim “të madh”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll