Sport

Briken Calja, kampioni botës i lënë në hije…

Kampioni i peshëngritjes Briken Calja: "Më kanë lënë në harresë, me mbështetje qesharake"

16 Mars 2023, 20:02 Nga DOSJA

Briken Calja, kampioni botës i lënë në hije…

TIRANE - Peshëngritja si sporti kryesor i vendit tonë dhe i traditës, sporti që ka jellë historikisht shumë medalje në vendin tonë, duket se po kalon një krizë rezultatesh. Viti 2022, ka qenë ndër më të dobtit e këtij sporti, me vetëm dy medalje të Erkand Qerimajt në Europian dhe Lojërat Mesdhetare, ndërkohë që Briken Calja i dëmtuar nuk arriti të marrë asgjë nga aktivitetet e shumta të atij viti. Tashmë i rikuperuar dhe në formën e dikurshme në stërvitje, Calja përgatitet për Europianin e muajit të ardhshëm në Armeni.

“Testet e këtij viti tregojnë se realisht po kthehem në nivelet e mia. Sa i përket mungesës në kampionatin kombëtar që lamë pas, pata disa probleme me analizat dhe nuk munda të merrja pjesë dhe të rrezikoja për të ruajtur forcat, sepse është shumë i rëndësishëm dhe në top listë jam i pari”.

Në të vërtetë në kampionatin kombëtar, të zhvilluar në palestrën e një hoteli në Durrës, nga FSHP-ja pak gjëra u mësuan, megjithatë mugnesa e Caljes tregoi një qëndrim në hije të tij, që vetë sportisti nga Shtërmeni, tregon se dicka nuk po shkon si duhet me këtë qëndrim në hije të tijin.

“Sa për pjesën e hijes mund të them se më shumë më ka lënë federata mua, se sa unë federatën. Mbështetja ka qenë shumë e pakët, për të mos thënë inekzistente. Një kampion bote nuk mund të trajtohet si çdo sportist tjetër, përderisa pretendojmë të shkojmë në Lojërat Olimpike, të marrim medalje në kampionatin europian është vit kualifikues për olimpiadën dhe nuk mund ta kalojmë me një trajtim të përgjysmuar dhe qesharak”.

Briken Calja, kampioni botës i lënë në hije…

Në këtë Olimpiadë të ardhshme, Paris 2024 peshëngritja ka testin e fundit dhe mund të jetë pjesëmarrja e fundit e këtij sporti në aktivitetin më të madh futbollistik, pasi për vitin 2028 ende është jashtë projekteve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë.

“Nga peshëngritja shqiptare maksimumi mund të kualifikohen 2 sportistë, njëri prej tyre jam unë. Por kualifikimi është bërë shumë i vështirë, pasi kuotat janë përgjysmuar. Maksimumi janë 120 kuota për të gjithë botën, prej tyre 60 janë meshkujt dhe 60 femra. Ka shtete që kanë filluar grumbullimin që nga përfundimi i olimpiadës së shkuar. Në këto momente që ne flasim është një situatë shumë e vështirë, kemi një mbështetje shumë inekzistente.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll