Politike

Dorëhiqet Alibeaj po humbi në zgjedhje? Bardhi: S'e di, pyeteni vetë

Gazment Bardhi tha se ai e ka dhënë shembullin e tij se përgjegjësia duhet të jetë personale. 

16 Mars 2023, 17:38 Nga k.m.
Dorëhiqet Alibeaj po humbi në zgjedhje? Bardhi: S'e di, pyeteni
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar se çfarë mendohet se duhet të bëjë Enkelejd Alibeaj nëse humbet zgjedhjet lokale. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Bardhi tha se ai e ka dhënë shembullin e tij se përgjegjësia duhet të jetë personale. 

"Se çfarë do të bëjë kreu i komanduar i partisë do të duhet ta pyesni personalisht unë besoj që çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi për humbjet e tij. Përgjegjësia për humbjen në Elbasan është e imja dhe jo e Lulzim Bashës. Unë po të them standardin tim. PD nuk ka për të qenë një logo e papërfillshme. E kam gjithmonë kurajon që të vij në studio, besoj që PD është forcë që i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe nuk mund të lihet jashtë zgjedhjeve,"-tha Gazment Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll