Politike

Bardhi: Belind Këlliçi të garojë me logon e PD, të mos strehohet te partia e Metës

Gazment Bardhi tha se demokratët nuk kanë pse të votojnë për Partinë e Lirisë, ndaj i bëri ftesë publike Këlliçit që të kandidojë me PD dhe të mos strehohet në Partinë e Lirisë.

16 Mars 2023, 21:37 Nga k.m.
Bardhi: Belind Këlliçi të garojë me logon e PD, të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se PD mirëpret kandidatët e dalë nga Primaret e organizuara nga Sali Berisha. Madje i drejtoi dhe një ftesë personale kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Sonte, i ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se demokratët nuk kanë pse të votojnë për Partinë e Lirisë, ndaj i bëri ftesë publike Këlliçit që të kandidojë me PD dhe të mos strehohet në Partinë e Lirisë. Madje të merrte si mbështetës me vete edhe Sali Berishën. 

"Do duhet të kërkojmë arsye pse nuk po merremi vesh. Unë gjykoj që ne nuk po merremi vesh sepse kemi dy objektiva të ndryshme. Grupimi jonë ka objektiv për të qenë bashkë, unë nuk mund të them që PD fiton 61 bashki edhe nëse bëhemi bashkë,  por ka absolutisht një numër të konsiderueshëm bashkish që nëse opozitarët janë bashkë janë të fitueshme. Sikundër për fat të keq ka një pjesë tjetër brenda Partisë Demokratike që kanë një objektiv tjetër që 14 Majin ta kthejnë në një betejë mes demokratëve kur rezultati dihet, fitues është Edi Rama.Unë do bëj gjithçka, jo vetëm unë por gjithë kolegët e mi, që ky skenar t’u ngeli në derë atyre që po e gatuajnë. Atyre që kanë interesa për ta mbajtur zvarrë Partinë Demokratike, atyre që kanë interesa për të marrë zgjedhjet lokale, jashtë PD-së. Ka faktorë jashtë PD që po synojnë të lënë jashtë zgjedhjeve PD dhe po mbajnë të ndezur konfliktin brenda partisë, për të dalë pas zgjedhjeve si faktori apo lideri i opozitës. Këto skenare do t’u ngelin në derë!,”-tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll