Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Bardhi: Pse s'bashkohemi? Ka faktorë jashtë PD që duan të dalin si liderë, këto skenare do ua lë në derë

Sipas tij, PD e drejtuar nga Berisha ka përgatitur skenarin që më 14 maj demorkatët të përballen me njëri-tjetrin.

16 Mars 2023, 21:13 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit, Bardhi: Pse s'bashkohemi? Ka faktorë jashtë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shpreson ende në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe daljen e opozitës me një kandidat. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ai tha se pavarësisht konfliktit do duhet të gjendet gjuha për të patur një kandidat të bashkuar të të gjithë opozitës, duke shtrirë edhe njëherë dorën për bashkëpunim. 

Nga ana tjetër, Bardhi tregoi dhe arsyet pse kanë dështuar negociatat për bashkim brenda dy grupimeve në PD, duke folur për skenarë jashtë selisë blu, por nuk përmendi me emër se për kë e kishte 'sulmin'. Sipas tij, PD e drejtuar nga Berisha ka përgatitur skenarin që më 14 maj demorkatët të përballen me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda në studio:

Bardhi: Gjithë beteja ka qenë hyrja e PD në zgjedhje, kam tentuar gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë të bashkuar dhe ka qenë vetëm një kusht. PD të hynte në zgjedhje. Mospjesëmarrja ose mosregjistrimi i PD në zgjedhje sjell efekte afatgjata për PD. Humbin komisionerët, humbim kohën televizive që ndahet mes partive, humbim financimin e ligjshëm të fushatave dhe do të ishim si në 2020.

Fevziu: Do nxirrni kandidatë në 61 bashkitë e Shqipërisë?

Bardhi: Unë kam një qendrim që pavarësisht konfliktit do duhet të gjejmë gjuhën për të patur një kandidat të bashkuar të të gjithë opozitës. Ne hyjmë në fushatë duke harxhuar energji brenda PD. Nuk do kishte mesazh më të mirë për shqiptarët që duan ndryshimin për të krijuar frymë gjatë këtyre 60 ditëve se sa gjetja e një gjuhe të përbashkët. Ne nuk po merremi vesh se kemi dy objektiva të ndryshme, i joni ka për qëllim për të qenë bashkë dhe për të fituar aty ku është mundur. Ka bashki ku nëse PD është bashkë fiton. Një pjesë tjetër që janë brenda PD që kanë një objektiv tjetër që beteja më 14 maj të jetë betejë mes demokratëve dhe fitues del Rama. Unë do bëj gjithçka që ky skenar të ngelet në derë atyre që po e përgatisin këtë. Këto skenare do t’i keni në derë. Kemi ofruar gjithçka. Diskutimet dështuan sepse në çdo rast gjendje një ngërç tjetër që ishte teknik dhe jo politik

gazment bardhi

Sondazh

Poll