Politike

Vendimi konfuzues i KAS- Alibeaj kryetar i komanduar apo 'kryetar nënkryetar' i PD-së?

E paqartë mbetet se në cilën cilësi Alibeaj do jetë në krye të PD-së, si kryetar i komanduar apo si kryetar nënkryetar. 

16 Mars 2023, 21:04 Nga A.B
Vendimi konfuzues i KAS- Alibeaj kryetar i komanduar apo 'kryetar
KQZ

TIRANË- Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore, me në krye kryetarin- Enkelejd Alibeaj. 

Vendimi u mor disa ditë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi mosregjistrimin, me pretendimin se kryetari ishte ende Lulzim Basha dhe se dokumentacioni i dërguar nga përfaqësuesit ligjorë nuk ishte i plotë. 

Pas disa orësh seancë, relatori i çështjes, Koli Bele, tha se Partia Demokratike të dorëzojë deklaratat e firmosura nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.

Mirëpo, më pas, në një status të bërë për mediat, u tha se KAS zgjedh subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë.

'KAS vendos të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi dy kërkesat ankimore të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve'- u tha në vendim. 

E paqartë mbetet se në cilën cilësi Alibeaj do jetë në krye të PD-së, si kryetar i komanduar apo si kryetar nënkryetar. Derisa KAS të sqarohet, na mbetet veçse të presim deri në një deklaratë përfundimtare.

kas 16 mars 2023 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll