Politike

"Nuk ka politikan të paprekshëm"/ Ankohet Balla: Jemi bërë meme, na tallnin kur flisnim për reformën në drejtësi

Teksa ishte i ftuar në emisionin 'Top Story', Balla shtoi më tej se reforma në drejtësi i ka dhënë rezultatet e veta, pasi ka pasur dy objektiva luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

16 Mars 2023, 21:18 Nga A.B
"Nuk ka politikan të paprekshëm"/ Ankohet Balla: Jemi
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi mbrëmjen e sotme se në vitin 2016 ndaj PS-së, në kohën e reformës në drejtësi u krijuan shumë meme. Teksa ishte i ftuar në emisionin 'Top Story', Balla shtoi më tej se reforma në drejtësi i ka dhënë rezultatet e veta, pasi ka pasur dy objektiva luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Ai tha se Partia Socialiste e ka vendosur standart prej 6 vitesh që edhe politikanët e nivelit të lartë të hetohen nëse kanë figurë të pastër.

'Kur shqiptarët na votuan në 2013 na besuan sepse një ndër angazhimet tona më të pa diskutueshme ishte lufta kundër korrupsionit dhe në fakt unë personalisht mund të jem bërë i bezdisshëm për publikun sepse i referohesha vendeve të tjera, i referohesha Rumanisë nga e cila kemi marrë si shembull SPAK-un. Ka qenë i panumërt numri i dosjeve që u dërguan në prokurori, me besimin që do të bënte punën e vetë por kjo gjë nuk ndodhi. Në 2014 filluam reformën në drejtësi, zgjati mori dy vite dhe në 22 korrik 2016 u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe paketa e parë e reformës në drejtësi. U votua me konsensus ku nuk mund të mos përmend rolin e pazëvendësueshëm rolin e partnerëve evropianë dhe amerikanë. Ndërtimi i këtyre institucioneve kërkoi kohë. Edhe na kanë tallur e bërë meme, në 2016 teksa ngrinim themelet e drejtësisë së re kishte meme ndaj nesh. Unë sot kam pasur përballë Dumani dhe bie dakord pjesërisht kur thuhet për rezultate domethënëse. Sot nuk është gjë e rrallë që politikani të shkojë tek prokurori. E vërteta është që ke çdo ditë personazh politik që shko në SPAK, mendoj që kam qenë një nga zërat më të dukshëm të denoncimit të korrupsionit të asaj kohe dhe e vazhdoj këtë gjë. Reforma në drejtësi i ka dhënë rezultatet e veta sot kemi dy objektiva luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e vërteta është se paprekshmëri politike nuk ka më. Standarti që ka vendosur PS-ja është prej 6 vitesh. Që në 2016 ishte rasti I parë, një politikan i nivelit të lartë të PS-së.'-tha Balla.

 

 

 

taulant balla

Sondazh

Poll