Politike

2 ARSYE! Meta e thotë publikisht: Me Berishën prishem vetëm për dy gjëra

Arsyeja e parë është bashkëpunimi me kryeministrin Rama. E dyta është nëse Berisha do të tërhiqet nga firma e tij për referendumin.

16 Mars 2023, 20:11 Nga A.B
2 ARSYE! Meta e thotë publikisht: Me Berishën prishem vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar dy arsyet të cilat do e bënin të dështonte bashkëpunimi me Sali Berishën. Gjatë takimit me kandidatët për Këshillin Bashkiak të forcës politike që drejton, ai u shpreh se arsyeja e parë është bashkëpunimi me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se nuk mund të prishet për çështje kandidatësh apo pozicionesh, por vetëm për interesin kombëtar dhe Kushtetutën. Arsyeja e dytë e Metës është nëse Berisha do të tërhiqet nga firma e tij për referendumin, që sipas nuk tij do ndodhë pasi Berisha “i shkon deri në fund marrëveshjeve dhe fjalës së dhënë”.

“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem. Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, tha Meta.

Gjatë mbledhjes, Meta tregoi edhe disa nga angazhimet e forcës së tij politike pas zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai tha se PL do të vendosë disa politika sociale në mbështetje të qytetarëve si rimbursimi i ushqimeve të shportës apo edhe lehtësira për çiftet e reja për blerjen e apartamentit.

'Ne do fitojmë për qytetarët tanë. Për ata që humbasin sot nga bashkitë moniste. Dje kishim një takim shumë të shkëlqyer. Të gjitha idetë që u dhanë janë të jashtëzakonshme. Do fillojnë të zbatohen që në 15 maj. Garancia më e mirë janë zonjat dhe vajzat që kandidojnë për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Njëkohësisht, kjo çështje për mbështetjen e familjeve nuk zgjidhet me 1 vit apo 2-3 vite. Ne jemi të vendosur, bazuar edhe në përvojën e Hungarisë, janë baza. Ato do pasurohen me propozime të tjera që vijnë vazhdimisht. Ka pasur shumë ide dhe reagime. Kemi studiuar edhe me ekspertët më të mirë të financave dhe buxhetit.

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin e pagave dhe të ardhurat. Të jepet paga e plotë për të paktën 1 vit kalendarik për lejet e lindjes. Të mbështeten me kredi deri në 22 mijë euro me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja. Pra të mos kenë frikë beqarët që të martohen. Të mbështeten me grante deri në 20 mijë euro sipërmarrësit e rinj. Të trefishohet bonusi i bebes. Duke u nisur nga konsumi i lartë i ushqimeve bazë, PL do bëjë të mundur të kemi rimbursim deri në 5% të vlerës së TVSH të shpenbzuar për ushqimet bazë.'

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll