16 Mars 2023, 19:53
Nga A.B
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli sot në Kuvend për prezencën e DEA-s në Shqipëri. Sula tha se SHBA-të janë të shqetësuar nga bandat e krimit në Shqipëri, teksa shtoi se denoncimet nga qytetarët do të vërshojnë.
“Pjesa më e madhe e njerëzve të caktuar që kanë pushtet politik dhe biznesi janë ata që kryejnë trafik të drograve të forta, ku nami i Shqipërisë ka dalë kudo në botë. Nami është hapur kudo. Siç është dhe rasti i hapjes së zyrës DEA në Shqipëri, pasi janë të shqetësuar. Po ju them që nga një bisedë që është bërë publike. Një urbanist nga Korça dike biseduar me një djalë 23-vjeç kishte 88 apartamente në Tiranë, që jeton Në Londër. Si shpjegohet që Bashkia Tiranë ka dhënë 2000 metër katror leje? Është e pamundur për të tjerët të blejnë banesa këtu. Po të flasë opozita ju thoni se po shpifim. Ju e keni ndjekur dhe e kane parë artikullin e ‘Financial Times’ . Është një media prestigjioze. Në 2013 i bëri jehonë Ramës që do luftonte bandat e krimit, ndërkohë që sot po lulëzon. Ka banda kriminale që janë të përditshme në jetën e tyre kriminale, qoftë ato me vrasje me pagesë, janë kthyer në parësorë që japin fajde biznesmenëve, pasi dalin të faleminetuar. A ka logjikë ekonomike që një metër katror të jetë 3 mijë euro. Hapja e zyrës së DEA në Shqipëri, do të ndodhë e njëjta gjë si në Kosovë. SHBA-të janë të detyruar të hapin zyrën pasi janë të shqetësuar dhe të jeni të sigurt që do të vërshojnë denoncimet”, tha Sula.
Po ashtu, Sula foli dhe për ndryshimin e Kodit Rrugor në vend.
“Aksidentet rrugore në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës së pushimeve verore dhe dimërore janë bilance lufte në vend. Janë bilance lufte dhe të mos harrojmë se nuk ka mbushur javën, që në rrethrrotullimin e TEG-ut humbën jetën tre të rinj. Këtu që flitet për mjetet motorrike për s ai përket cilindatave të lartë. Edhe po ta bëni ndryshimin në Kodin rrugor, kjo do të reflektohet tek një pjesë, por djemtë e baballarëve politikanë dhe biznesmenë janë të privilegjuar ashtu siç janë çdo ditë në rrugët e Shqipërisë. Ajo polici që thoni ju kap fukarenjtë ose ata që bëjnë shkelje të vogla, ndërsa të fortëve dhe gangsterët nuk i ndalon dje i ka shanset zero. Dje vura re se sigurisht mjetet që kanë timon anglez, mjetet me fuqi motorike dhe shpejtësi të lartë, saqë dhe targat e tyre me bënë përshtypje ‘Droga 63”, Si ka mundësi që nuk i sheh kush dhe nuk i ndalon”, tha Sula.
dashnor sula seance plenare 16 mars 2023
Politike
16 Mars 2023, 19:52
k.m.
LUSHNJE- Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, Eduart Sharka, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur m...
Politike
16 Mars 2023, 19:22
A.B
Luciano Boci
ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar presionin që sipas tij po ushtrohet ndaj punonj&eum...
Politike
16 Mars 2023, 19:15
k.m.
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari për çështjet zgjedhore PD-në e grupimit të Berishës, Ivi Kaso ka komentuar për vendimi...
Politike
16 Mars 2023, 19:14
A.B
Kuvendi
TIRANË-Ditën e sotme dy projektligje në parlament kanë marrë votat e deputetëve demokratë. Ata bashkuan votat me...
Politike
16 Mars 2023, 19:08
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se bordi drejtues i aeroportit të Mynihut...
Politike
16 Mars 2023, 18:28
k.m.
Edi Rama në Kuvend
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në Kuvendin e Shqipërisë, për arsye që nuk ...
Politike
16 Mars 2023, 18:18
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në seancën plenare se vendi ynë k...
Politike
16 Mars 2023, 18:05
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ka nisur takimet me sipërmarrjen, ku në fokus, sipas ti...
Politike
16 Mars 2023, 17:54
A.B
Jola Hysaj
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet sekretares së marrëdhënieve me publikun, Jola Hysaj ka denoncuar se kësh...
Politike
16 Mars 2023, 17:29
A.B
Mbledhja
TIRANË- Ditën e sotme, KAS vendosi të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar Enkelejd...