Politike

Rasti i fundit Lefter Alla! Balla kërkon falje për arrestimet e kryebashkiakëve: I shpëtuan filtrave tanë, të përballen me drejtësinë

Balla pranoi se e njeh shumë mirë Lefter Allën, por shtoi se ai duhet duhet të përballet me drejtësinë.

16 Mars 2023, 21:26 Nga A.B
Rasti i fundit Lefter Alla! Balla kërkon falje për arrestimet e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se kryebashkiakët e akuzuar për korrupsion u kanë shpëtuar filtrave të partisë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, Balla tha se nuk ka turp të kërkojë falje për një person që ka arritur të kryejë veprime të tilla, e që ka mundur të depërtojë ndaj filtrave të PS-së.

Balla pranoi se e njeh shumë mirë Allën, por shtoi se ai duhet duhet të përballet me drejtësinë.

"Kur ne kemi votuar ligjin e dekriminalizmit kemi pranuar se hapat tona verifikues nuk janë të tilla që ti mund të kuptosh që me jetën e tyre private të kenë pasur probleme të këtij niveli, kemi bërë diçka që është jo kushtetuese, e vërteta është se ligji, jurisprudenca thotë se vepron nga ai moment e më tutje, që mos t’i shpëtojë askush detyrimit, po i japim fuqi. Ke qenë spiun je gjendur anëtar i kreut të bashkisë së Skraparit do ikësh, PS dhe unë…këtu nuk kam turp të kërkoj falje që një person ka arritur të depërtojë këto filtra, kemi ngritur një rrjet që edhe kur arrijnë ta depërtojnë…kemi një legjislacion shumë të fortë, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, të verifikohet a ka vullnet politik kjo parti që t’i identifikojë dhe t’i heqë nga vetja. Unë e kam njohur shumë mirë kreun e bashkisë së Bulqizës, ka qenë i mirë, por këtë gjënë, ai zotëria duhet të përballet me drejtësinë. Në të gjitha demokracitë e konsoliduara ndodh kjo gjë. Para pak ditësh oficerët hynë në rezidencën e presidentit të Amerikës. Sapo dolën në Eureport filet do të shkojmë dhe atje, vullneti politik."

Një ditë më parë, Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije për Dosja.al se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. 

taulant balla lefter alla

Sondazh

Poll