Politike

Miratohen projektligjet në Kuvend, demokratët dhe socialistët bashkojnë votat edhe 'pro' ndryshimeve të Kodit Rrugor

Projektligji për bletarinë mori 97 vota, ndërsa projekt ligji për ndryshime në Kodin Rrugor u votua me 101 vota nga 84 që kërkoheshin.

16 Mars 2023, 19:14 Nga A.B
Miratohen projektligjet në Kuvend, demokratët dhe socialistët
Kuvendi

TIRANË-Ditën e sotme dy projektligje në parlament kanë marrë votat e deputetëve demokratë. Ata bashkuan votat me kolegët e PS-së në ndryshimet e ligjit për rolin e parlamentit në proceset integruese ku rezultati i votimit ishte 109 vota pro.

Projektligji për bletarinë mori 97 vota, ndërsa projekt ligji për ndryshime në Kodin Rrugor u votua me 101 vota nga 84 që kërkoheshin. Ndër ndryshimet kryesore të Kodit rrugor janë rritja e moshës deri në 70 vjeç për mbajtjen e lejes së drejtimit, lejimi i shpejtësisë në disa akse deri në 130 km/h, por dhe vendosja e disa kufizimeve në shpejtësinë e lejuar për ata që sapo marrin lejen e drejtimit.

seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll