Politike

PD e Alibeajt në zgjedhje, Kaso: Jemi pjesë e vetëm një koalicioni, këto janë hapat që do ndjekim...

Ivi Kaso tha se PD e Berishës është pjesë e vetëm një koalicioni, duke mohuar një koalicion me Ballin Kombëtar.

16 Mars 2023, 19:15 Nga k.m.
PD e Alibeajt në zgjedhje, Kaso: Jemi pjesë e vetëm një
Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për çështjet zgjedhore PD-në e grupimit të Berishës, Ivi Kaso ka komentuar për vendimin e KAS, sot dhe hapat që do të ndjekë këtej e tutje për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Neësline me Viola Xhafaj", Ivi Kaso tha se PD e Berishës është pjesë e vetëm një koalicioni, duke mohuar një koalicion me Ballin Kombëtar. Ndërsa shtoi se vendimin e sotëm do ta ankimojnë sërish. 

Hapat politik janë përcaktuar. Hapat juridik kanë filluar me paraqitjen e kërkesës para komisionerit, do të vazhdojnë në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor. Sa i përket kandidatëve u bë me dije mbrëmë me anë të koalicioneve.

Marrëveshje PD e ka me PL, PBDNJ dhe PDK. Sa i përket koalicionit tjetër, nuk më rezulton që PD të jetë pjesë e këtij koalicioni dhe të ketë një marrëveshje,”- tha Kaso.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot, se Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. Vendimi u mor disa ditë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi mosregjistrimin, me pretendimin se kryetari ishte ende Lulzim Basha dhe se dokumentacioni i dërguar nga përfaqësuesit ligjorë nuk ishte i plotë. Megjithatë për vendimin e sotëm nga ana e PD së Berishës është paralajmëruar ankimimi. 

ivi kaso

Sondazh

Poll