Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE, Varhely: Duhet revolucion i plotë ligjor, shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë

Në fjalën e tij zyrtari i lartë u shpreh se duhet një revolucion i plotë ligjor. Ai shtoi se rritja e rolit të Kuvendit për integrimin është hap shumë i mirë.

16 Mars 2023, 14:09 Nga A.B
Integrimi i Shqipërisë në BE, Varhely: Duhet revolucion i
Oliver Varhely

TIRANË- Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ku i pranishëm ishte edhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Në fjalën e tij zyrtari i lartë u shpreh se duhet një revolucion i plotë ligjor. Ai shtoi se rritja e rolit të Kuvendit për integrimin është hap shumë i mirë.

"Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën. Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e -parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. Është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga Qeveria.Kjo përfaqëson transformim të shoqërisë, se shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë. Me këtë ju do hiqni barrierat që qëndrojnë në rrugën e mallrave dhe shërbimeve, do hiqni pengesat. Ju do sugjeroni për çdo çështje që të miratoni këto rregulla të detyrueshme, përfshin edhe jurisprudencën e gjykatës së drejtësisë”, u  shpreh Varhelyi.

oliver varhely

Sondazh

Poll