Politike

Pse nuk e zëvendësuat Bashën? Sefa: Tabaku refuzoi të marrë përsipër detyrën kur u mblodh Këshilli Kombëtar

Sefa tha se asnjë anëtar nuk mori përsipër që të merrte detyrën e nënkryetarit, ç'ka bëri që të mos rregjistrohet asnjë person tjetër në vend të Bashës.

16 Mars 2023, 14:01 Nga A.B
Pse nuk e zëvendësuat Bashën? Sefa: Tabaku refuzoi të
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme, në KAS po shqyrtohet çështja e regjistrimit të PD-së në zgjedhje. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet nga anëtarët e KAS se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen. Sefa tha se asnjë anëtar nuk mori përsipër që të merrte detyrën e nënkryetarit, ç'ka bëri që të mos rregjistrohet asnjë person tjetër në vend të Bashës.

Ligji e thotë shprehimisht se çdo kërkesë për ndryshimet në Statutin e PD-së depozitohen në gjykatë. Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike. Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në këtë rast nuk kishte alternativë dhe Këshilli ishte i detyruar të zgjidhte njërin. Pra për këtë arsye ne nuk e kemi regjistruar. Kryetari i ri duhet të ishte zgjedhur më ‘një anëtar, një votë’”, iu përgjigj Sefa.

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

kas 16 mars 2023

Sondazh

Poll