Politike

Emri i kujt do të jetë nëse PD regjistrohet? Përplasje në KAS- Sefa: Të jetë Alibeaj! Nuraj: Vendosni Berishën

Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa tha se duhet të ishte emri i Enkelejd Alibeajt në dokument.

16 Mars 2023, 13:52 Nga A.B
Emri i kujt do të jetë nëse PD regjistrohet? Përplasje
Mbledhja

TIRANË-Ditën e sotme në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrtohet çështja e rregjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore. 

Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se “Zëvendësoni emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”.

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

kas 16 mars 2023

Sondazh

Poll