Politike

Regjistrimi i PD në zgjedhje! Përfundon shqyrtimi, anëtarët e KAS tërhiqen për të marrë një vendim

Rreth orës 14:30 do të mësohet fati i PD-së, nëse do të regjistrohet apo jo në zgjedhjet. 

16 Mars 2023, 13:37 Nga A.B
Regjistrimi i PD në zgjedhje! Përfundon shqyrtimi, anëtarët
Mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është tërhequr për të marrë një vendim për rregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Rreth orës 14:30 do të mësohet fati i PD-së, nëse do të regjistrohet apo jo në zgjedhjet. 

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

kas 16 mars 2023 sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll