Politike

Pse vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë? Përfaqësuesit e Berishës: Ai nuk është zbardhur

Sipas tyre vendimi i Apelit kërkon rekurs të veçantë dhe është i ndërmjetëm.

16 Mars 2023, 13:57 Nga A.B
Pse vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë?
Mbledhja

TIRANË- Anëtari i KAS Ilirjan Celibashi pyeti përfaqësuesit e Sali Berishës se pse ata mendojnë se vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë. Sipas tyre vendimi i Apelit kërkon rekurs të veçantë dhe është i ndërmjetëm.

“Në konceptin tim vendimi i Apelit ende nuk është zbardhur por me shpalljen nuk i është hyrë fare themelimit dhe ka vendosur të drejtën e rekursit. Vetëm kur të vendosë Gjykata e Lartë do të kemi një vendim. Prandaj unë them që vendimi i Zhukrit ende është në fuqi.

Rasti i vetëm kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i formës së prerë është rasti kur Apeli vendos prishjen për rigjykim. Vendimi i Apelit ishte vendim i ndërmjetëm ndaj të cilit lejohet rekurs i veçantë. Sot vendimi i Apelit nuk është në fuqi. Është i pezulluar dhe do të pezullohet menjëherë sapo të rekursohet”, thanë përfaqësuesit e Berishës.

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

kas 16 mars 2023

Sondazh

Poll