Politike

Kur do të hyjë Shqipëria në BE? Komisioneri: "Çamçakiz" për debatin, çështja reale nuk janë afatet por integrimi

Duke e quajtur një 'çamçakiz' për debatin publik, Varhelyi tha se fokusi duhet të jetë te integrimi. 

16 Mars 2023, 13:30 Nga f.g
Kur do të hyjë Shqipëria në BE? Komisioneri:
Pamje nga konferenca

TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se nuk ka një datë se kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke e quajtur një 'çamçakiz' për debatin publik, Varhelyi tha se fokusi duhet të jetë te integrimi. 

"Pyetje që më bëhet sa herë vij në Tiranë, përgjigjen e përsëris gjithnjë. çdo gjë është në vendin e duhur, kemi një axhendë të qartë reformash. Gjithçka varet nga sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësim. Nuk po punojmë me afatet sepse afatet nuk çojnë te realizimet. Nuk dua të jem cinik, por do thoja ky është një çamçakiz për debatin publik, e shmang debatin nga çështja reale, që është integrimi real. Vendi do të jetë gati, sa më shpejt të jetë aq më mirë."-tha ai./Dosja.al 

edi rama oliver varhelyi

Sondazh

Poll