Politike

"Manja, krimineli elektoral u ngrit e deklaroi se jam krenar për krimin"/ Berisha: Rama do ketë fatin e McGonigal

Berisha deklaroi se parlamenti nuk ka qënë kurrë më parë në këtë gjendje.

16 Mars 2023, 13:45 Nga DOSJA
"Manja, krimineli elektoral u ngrit e deklaroi se jam krenar për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit se Qeveria nuk dha asnjë përgjigje për krimet që kanë ndodhur në vend. Ai shtoi se parlamenti nuk ka qënë kurrë më parë në këtë gjendje, duke thënë se ministri Manja deklaroi se është krenar për krimet. 

"Reagimi i tyre ishte fajin e ka Saliu. Unë i rikujtova edhe një herë vrasjet e 22 vjeçares nga Kenia, unë i akuzova se shpirti i saj kërkon drejtësi. Nuk dhanë asnjë përgjigje, Ulusi Manja, krimineli elektoral u ngrit e deklaroi se jam krenar për krimin që ka kryer. Kurrë më parë në një parlament nuk ka qenë më në këtë shkallë, ju e morët vesh besoj se McGonigal është ndërmejtësi i tre fushave të naftës për Gas prom me Ramën. E morët vesh sesi i kanë përzierë aksionet, këtë e deklaroi ish presidenci i dhomës tregtare që ka qënë këtu në atë periudhë. Çdo ditë po dalin të dhëna që e fundosin Ramën. Unë shpreh bindjen e plotë se do ketë fatin e McGonigal"-tha Berisha.

sali berisha seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll