Politike

Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Borrell: I përket shtetit shqiptar! Rama 'shkrihet' së qeshuri: Shqiptarët duan ta dinë ç'mendon Brukseli, Moska dhe Stambolli

Borrell nuk preferoi të komentonte procedurë, por situata u bë komike.

16 Mars 2023, 13:42 Nga F.M
Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Borrell: I përket shtetit shqiptar! Rama
Josep Borrell

TIRANË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell nuk ka preferuar të komentojë procesin e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama për këtë gjë, Borrell është pyetur për këtë gjë, por tha vetëm se gjithçka i përket shtetit shqiptar. Situata u bë komike, pasi kryeministri Edi Rama ndërhyri dhe tha se shqiptarët gjithmonë kanë dashur të dinë se çfarë mendojë të tjerët për të. 

Pjesë nga konferenca: 

Josep Borrell: Nuk është vendi që unë të flas për procedurat ligjore të brendshme. Besoj dhe jam plotësisht i bindur që këto procedura ligjore i përkasin shtetit shqiptar.

Edi Rama: Në Shqipëri gjithmonë kemi dashur të dimë çfarë mendojnë në Stamboll, çfarë mendohet në Pelin e çfarë mendohet në Moskë. Tani çfarë mendojnë në Buksel dhe Uashington, kështu që duhet të përgjigjesh, çfarë mendon?

Josep Borrell: Ne besojmë se zgjedhjet do të mbahen sipas standarteve ndërkombëtare.

josep borrell

Sondazh

Poll