Politike

Kosovë-Serbi/ Borrell: Uroj që të shtunën të vijnë me qasjen për të rënë dakort! Nëse ndodh kjo, Ballkani do festojë

Borell është shprehur se dialogu mes vendeve do të vazhdojë me trajektoren drejt stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

16 Mars 2023, 13:29 Nga F.M
Kosovë-Serbi/ Borrell: Uroj që të shtunën të vijnë
Josep Borrell

TIRANË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kërkoi që Kosova dhe Serbia të kenë plane të qarta për takimin që do të zhvillohet të shtunën në Ohër. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Borell është shprehur se dialogu mes vendeve do të vazhdojë me trajektoren drejt stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Sa optimist jeni që mund të arrihet një marrëveshje konkrete? 

Nuk nevojiteshin më diskutime të mëtejshme për planin evropian. Gjuha dhe teksti i kësaj marrëveshjejë është i mbyllur. Kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për marrëdhënien dhe stabilizimin e situatës mes Prishtinës e Beogradit. Ka pasur marrëveshje që nuk janë zbatuar ndonjëherë dhe kjo nuk mund të ndodhë në këtë rast.  Duhet të kenë të njëjtin kuptim përsa u përket afateve dhe modaliteteve. Dialogu do të vazhdojë me trajektoren drejt stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Tani duhen mbyllur dhe duhen zbatuar këto marrëveshje. Realisht shpresoj që të dyja palët të vijnë të shtunën me një qasje për të rënë dakort. Nëse kjo ndodh Ballkani Perëndimor do të festojmë një rrugëtim drejt BE-së.

 

edi rama josep borrell

Sondazh

Poll