Bota

Donin të sabotonin linjën hekurudhore që çonte armë në Ukrainë, zbulohet komploti i 6 agjentëve rusë në Poloni

Gjashtë agjentët, të cilët mendohet se janë nga Bjellorusia, u kapën pasi oficerët e inteligjencës nga ABW e Polonisë gjetën kamera të fshehta që regjistronin rrugë të rëndësishme hekurudhore për transferimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

15 Mars 2023, 21:33 Nga a.l
Donin të sabotonin linjën hekurudhore që çonte armë
lufta në Ukrainë

RUSI- Një komplot rus me gjastë agjentë të huaj është zbuluar së fundmi, e cila synonte që të sabotonte linjat e trenave të Polonisë në mënyrë që të ndalonte dërgimin e armëve në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se, të huajt që cilët vinin nga përtej kufirit linor u arrestuan nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë me dyshimin se punonin në emër të shërbimeve speciale ruse.

Gjashtë agjentët, të cilët mendohet se janë nga Bjellorusia, u kapën pasi oficerët e inteligjencës nga ABW e Polonisë gjetën kamera të fshehta që regjistronin rrugë të rëndësishme hekurudhore për transferimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

Ata dyshohen se po përpiqen të sabotojnë linjat për të prishur përpjekjet e luftës të Kievit. Ministri i forcave speciale të Polonisë tha se një deklaratë zyrtare do të jepet nesër. Arrestimet vijnë vetëm disa javë pasi ministri përgjegjës për shërbimet speciale të vendit zbuloi se nëntë persona të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet ruse dhe bjelloruse ishin arrestuar gjithashtu muajt e fundit.

Stanislaë Zaryn paralajmëroi gjithashtu për aktivitetet gjithnjë e më agresive të inteligjencës së Rusisë pas dëbimit nga Polonia vitin e kaluar të 45 diplomatëve rusë të akuzuar si spiunë. "Rusia po kërkon mundësi të reja për të vepruar kundër Polonisë," tha ai.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll