Bota

Zbuloi mashtrimet e qeverisë kineze për virusin Sars, ndërron jetë në moshën 91-vjeçar kirurgu hero

Me anë të një letre ai ekspozoi mashtrimet e qeverisë kineze, duke dhënë shifrën reale të personave të prekur nga virusi vetëm në repartin e spitalit ushtarak.

15 Mars 2023, 20:21 Nga a.l
Zbuloi mashtrimet e qeverisë kineze për virusin Sars, ndërron
Jiang Yanyong

KINË- Ish-kirurgu, Jiang Yanyong i cili dha alarmin se autoritetet kineze po fshihnin të vërtetën në lidhje me përhapjen e virusit Sars në vitin 2003, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se, doktori i cili u lavdërua për shpëtimin e jetëve të shumë njerëzve vdiq nga pneumonia. Doktori Jiang, punonte në një spital në Pekin në vitin 2003 kur ai ngriti alarmin në lidhje me përhapjen e virusit të rrezikshëm Sars.

Me anë të një letre ai ekspozoi mashtrimet e qeverisë kineze, duke dhënë shifrën reale të personave të prekur nga virusi vetëm në repartin e spitalit ushtarak. Letra e tij e detyroi qeverinë kineze të pranonte se kishte dhënë informacione të rreme, gjë që vuri në lëvizje OBSH-në. Menjëherë u vendosën masa të rrepta kontrolli të cilat ndihmuan në ngadalësimin e përhapjes së virusit Sars. Letra e tij, solli gjithashtu si pasojë shkarkimin e kryebashkiakut të Pekinit.

jiang yanyong

Sondazh

Poll