Bota

Anëtarësimi në NATO, presidenti i Finlandës shkon në Turqi

Niinisto dhe Erdogan do të diskutojnë hapat që do të ndërmerren për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

15 Mars 2023, 20:25 Nga A.B
Anëtarësimi në NATO, presidenti i Finlandës shkon në
Sauli Niinisto

FINLANDË- Presidenti finlandez Sauli Niinisto do të vizitojë Turqinë në datat 16-17 mars me ftesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas njoftimit të presidencës turke, Niinisto dhe Erdogan do të diskutojnë hapat që do të ndërmerren për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, ndër temat kryesore që do të diskutohet do të jetë aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO në përputhje me Memorandumin Trepalësh të nënshkruar në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid.

sauli niinisto

Sondazh

Poll