Bota

Zgjedhjen në Malin e Zi/ BE, paga, pensione dhe ulje të tensioneve, çfarë premtojnë kandidatët presidencialë në fushatën zgjedhore

Kandidatët janë presidenti aktual dhe kandidati i DPS-së Milo Gjukanoviç, presidenti i demokratëve Aleksa Beçiç, presidenti i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e DF Andrija Mandiç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç, deputetja e SDP-së Draginja Vuksanoviç Stankoviç, lideri i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviç dhe influencuesi Jovan Raduloviç.

15 Mars 2023, 21:09 Nga a.l
Zgjedhjen në Malin e Zi/ BE, paga, pensione dhe ulje të tensioneve,
Zgjedhjet presidenciale në Malin e zI

MAL I ZI- Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi po zhvillohen në një atmosferë shumë të nxehtë për shkak të krizës së rëndë institucionale dhe politike disamujore. Kandidatët janë presidenti aktual dhe kandidati i DPS-së Milo Gjukanoviç, presidenti i demokratëve Aleksa Beçiç, presidenti i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e DF Andrija Mandiç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç, deputetja e SDP-së Draginja Vuksanoviç Stankoviç, lideri i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviç dhe influencuesi Jovan Raduloviç.

Hyrja e Malit të Zi në BE në pesë vjet, rritja e pagave, hapja e fabrikave dhe vendeve të reja të punës, tërheqja e investitorëve, lufta kundër korrupsionit, ruajtja e paqes në vend, këto janë premtimet kryesore të kandidatëve në pritje të zgjedhjet e planifikuara për 19 mars, shkruajnë mediat vendase.  

Kandidatët, thonë se nëse zgjidhen do t'i përmbushin nga pozita e kreut të shtetit, apo nga pozita e pushtetit ekzekutiv në rast të triumfit të partisë së tyre në zgjedhjet parlamentare. Krahas sa më sipër, pretendentët presidencialë premtojnë edhe mbrojtjen e “konceptit qytetar të shtetit”, forcimin e institucioneve, reformimin e gjyqësorit, “zhvillimin e balancuar rajonal”.

Ndryshe nga shumica prej tyre, disa, si lideri aktual i shtetit dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç dhe një nga liderët e Frontit Demokratik (DF), Andrije Mandiç, paraqitën disa plane konkrete. Gjukanoviç thotë se synimi është që paga mesatare të jetë 1500 euro, ndërsa Mandiç thotë se është pajtuar që të gjithë ata që janë në Byronë e Punës në Pljevlja të marrin një ofertë pune deri në zgjedhjet e ardhshme në atë komunë. Në një komunikim me mediat Gjukanoviç tregoi arsyet pse zgjodhi të kandidojë serish.

Kandidatura ime për president është shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, shprehje e shqetësimit për rrezikimin e arritjeve të zhvillimit të Malit të Zi modern, i cili është në probleme të mëdha. Në më pak se tre vjet, Mali i Zi ka bërë një rrugë të pabesueshme, nga një vend që u përshkrua si një oazë e demokracisë multietnike dhe një spirancë e stabilitetit në Ballkan, nga një vend që ishte lider në procesin e negociatave me BE-në, e deri te Mali i Zi që sot cilësohet si plagë kanceri eBallkanit dhe e Europës. Kësaj agonie duhet t’i jepet fund sa më parë dhe kjo është e mundur në zgjedhje. Është koha për njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm“, tha Gjukanoviç.

Sipas Kushtetutës, presidenti i vendit nuk ka kompetencë të përcaktojë politikën ekonomike dhe ta zbatojë atë, por është në kompetencën e tij të përfaqësojë vendin, të komandojë ushtrinë, të shpallë ligje, të shpallë zgjedhje, të propozojë një përfaqësues. për përbërjen e qeverisë, emërimi dhe tërheqja e ambasadorëve. 

milo gjukanoviç zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll