Bota

Shefi i Forcave Hapësinore: Pekini po zhvillon raketa anti-satelite, bllokues elektronikë dhe lazer

Sipas tij, e gjithë kjo është pjesë e planit të Kinës për një ushtri plotësisht të modernizuar, të klasit botëror, e krijuar për të arritur ‘Ëndrrën Hapësinore’ të Kinës për të qenë kombi më i fuqishëm në hapësirë ​​deri në vitin 2045.

15 Mars 2023, 20:54 Nga a.l
Shefi i Forcave Hapësinore: Pekini po zhvillon raketa anti-satelite,
Raketa kineze

SHBA- Krei i Forcave Hapësinore të SHBA-së pretendon se Kina ka lëshuar dhjetëra satelitë në gjashtë muajt e fundit dhe Ushtria Çlirimtare Popullore tani ka 347 mjete fluturuese që mund të mbledhin informacione mbi forcat e armatosura amerikane. Gjenerali Chance Saltzman u tha senatorëve se Pekini ishte ‘kërcënimi më i menjëhershëm’ për operacionet e SHBA-së pasi po zhvillon lazera për të dëmtuar sensorët satelitorë, bllokues të valëve elektronike dhe madje po ndërton anije që mund të kapin dhe të lëvizin platformat rivale orbitale jashtë pozicionit. Sipas tij, e gjithë kjo është pjesë e planit të Kinës për një ushtri plotësisht të modernizuar, të klasit botëror, e krijuar për të arritur ‘Ëndrrën Hapësinore’ të Kinës për të qenë kombi më i fuqishëm në hapësirë ​​deri në vitin 2045, shkruan The Guardian. 

Nga mbi 700 satelitë operacionalë të Kinës në hapësirë, 347 janë platforma të Ushtrisë Çlirimtare Popullore që ofrojnë aftësi optike, radar dhe radio-frekuencash që gjurmojnë në mbarë botën”, zbuloi ai në deklaratën shokuese.

Incidenti i së martës, që përfshiu avionët luftarakë rusë Su-27 dhe një dron ushtarak amerikan MQ-9, ka bërë që për herë të parë dy fuqitë të kenë kontakt të drejtpërdrejtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Pas incidentit, ambasadori rus, Anatoly Antonov u thirr në SHBA, ku u shpreh se Rusia nuk dëshiron ndonjë konfrontim të drejtpërdrejtë me Uashingtonin.

chance saltzman

Sondazh

Poll