Bota

Gjenerali amerikan: Rusia ka përparuar në Bakhmut, por e ka paguar shtrenjtë

Gjenerali maerikan Mark Milley ka daklaruar se Rusia po bën përparime të vogla taktike rreth qytetit ukrainas Bakhmut, por me kosto të madhe.

15 Mars 2023, 21:26 Nga a.l
Gjenerali amerikan: Rusia ka përparuar në Bakhmut, por e ka paguar
Mark Milley

SHBA- Gjenerali maerikan Mark Milley ka daklaruar se Rusia po bën përparime të vogla taktike rreth qytetit ukrainas Bakhmut, por me kosto të madhe, shkruan Reuters. 

Tani për tani ka luftime intensive brenda dhe rreth qytetit lindor, por në vende të tjera në vijën e frontit, nuk ka pasur përfitime të rëndësishme manovrash nga asnjëra palë"- u shpreh Milley.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nëse Rusia arrin të pushtojë rajonin Bakhmut, do të kishte rrugën e hapur për të pushtuar qytete të tjera kryesore të Ukrainës në lindje. Më shumë se një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, Milley tha se ushtarët rusë janë hedhur në luftë pa ndonjë lloj koordinimi dhe drejtimi të sinkronizuar.

mark milley

Sondazh

Poll