Bota

Vdes terroristi Concutelli, u dënua për vrasjen e gjyqtarit në Romë

Më 10 korrik 1976, në Romë, gjyqtari Vittorio Occorsio u vra nga një breshëri plumbash në rrugën e tij për në punë, në makinën e tij të shërbimeve. Occorsio ishte i angazhuar në hetime të rëndësishme kundër terrorizmit të zi dhe organizatave neofashiste, për këtë arsye u identifikua si objektiv nga formacionet e armatosura.

15 Mars 2023, 20:11 Nga A.B
Vdes terroristi Concutelli, u dënua për vrasjen e gjyqtarit në
Pierluigi Concutelli

ITALI- Ka ndërruar jetë Pierluigi Concutelli, terroristi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Vittorio Occorsio, në Romë pak metra larg shtëpisë së tij mëngjesin e 10 korrikut 1976. Concutelli, i cili vdiq në Romë, do të kishte mbushur 80 vjeç në qershor.

Ai kishte kohë që ishte i sëmurë dhe në vitin 2011 i ishte pezulluar dënimi për arsye shëndetësore. Pierluigi Concutelli ishte dënuar me tre burgime të përjetshme për po aq vrasje.

Megjithatë, që nga viti 2011 ai kishte dalë nga burgu për arsye shëndetësore (kishte pasur tre goditje në tru).

Si ndodhi vrasja? Më 10 korrik 1976, në Romë, gjyqtari Vittorio Occorsio u vra nga një breshëri plumbash në rrugën e tij për në punë, në makinën e tij të shërbimeve. Occorsio ishte i angazhuar në hetime të rëndësishme kundër terrorizmit të zi dhe organizatave neofashiste, për këtë arsye u identifikua si objektiv nga formacionet e armatosura.

Ai kishte marrë pjesë në gjyqin për masakrën e Piazza Fontana dhe në gjyqet e lëvizjes terroriste të frymëzuar nga neofashistët Ordine Nuovo.

pierluigi concutelli

Sondazh

Poll