Bota

Incidenti mbi Detin e Zi/ Ministrat e mbrojtjes SHBA-Rusi bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Në orët e fundit mediat ndërkombëtare komentojnë se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kremlinit po kalojnë një fazë të luftës së ftohtë dhe se ngjarja erdhi për të kujtuar rrezikun e përfshirjes direkte të dy superfuqive.

15 Mars 2023, 20:05 Nga a.l
Incidenti mbi Detin e Zi/ Ministrat e mbrojtjes SHBA-Rusi bisedë
Droni

RUSI- Ministrat e Mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë kanë biseduar me telefon lidhur me inicidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mbi Detin e Zi ku një avion luftarak rus ka përplasur një dron amerikan. Mediat e huaja raportojnë se, komunikimi mes Lloyd Austin dhe Sergei Shoigu ndodhi pak orë pas reagimeve të njëpasnjëshme të palëve lidhur me inicidentin, ku Rusia mohoi të ketë lidhje. 

Austin e bëri të qartë se SHBA-ja do të vazhdojë të kryejë stërvitje në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe në përputhje me rregullat ndërkombëtare, ndërsa paralajmëroi Moskën të lëvizë pa kompromentuar sigurinë.  Në të njëjtën kohë, ministri amerikan i Mbrojtjes përsëriti se luftarak rus lëvizi në mënyrë të rrezikshme dhe joprofesionale në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke folur për një lëvizje agresive.

Në këtë moment kritik, Mark Miley, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA-së, pritet gjithashtu të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, tha një zyrtar i Mbrojtjes. Është e rëndësishme të theksohet se shefat ushtarakë të SHBA-së dhe Rusisë kanë biseduar që nga dhjetori i kaluar.

Në orët e fundit mediat ndërkombëtare komentojnë se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kremlinit po kalojnë një fazë të luftës së ftohtë dhe se ngjarja erdhi për të kujtuar rrezikun e përfshirjes direkte të dy superfuqive.

tensionet shba-rusi

Sondazh

Poll