Bota

Aksidenti tragjik në Greqi/ Kompania e trenave: Nuk jemi përgjegjës por do dëmshpërblejmë familjarët e viktimave

Pavarësisht se kompania nuk është përgjegjëse për aksidentin , por për arsye të ndjeshmërisë së veçantë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, ajo do mbulojë disa shpenzime

15 Mars 2023, 20:08 Nga A.B
Aksidenti tragjik në Greqi/ Kompania e trenave: Nuk jemi
Trenat

GREQI-Familjarët e viktimave të shkaktuar ngapërplasja e trenit në Greqi, do të marrin 42 mijë euro dëmshpërblim paradhënie nga kompania e trenit “Hellenic Train”, raporton 'Protothema.gr'.

Pavarësisht se kompania nuk është përgjegjëse për aksidentin , por për arsye të ndjeshmërisë së veçantë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, ajo do mbulojë disa shpenzime, si:

– familjarëve të pasagjerëve të ndjerë paradhënie prej 42.000 euro.

– për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit, një paradhënie prej (a) 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe (b) 10000 euro nëse në datën e me këtë njoftim ata qëndrojnë të shtruar në çdo spital apo klinikë dhe me qëllim plotësimin e nevojave financiare imediate.

Njëkohësisht familjeve të të vdekurve, të lënduarve dhe pasagjerëve të tjerë të trenit fatal do t’u jepet dëmshpërblim prej 300 euro për bagazhet e tyre.

Kujtohet se Hellenic Train javën e kaluar ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka njoftuar se nuk do të aktivizojë përjashtimin për pagesën e dëmshpërblimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Larisa.

Krahas gjithë sa më sipër, Hellenic Train ka krijuar një ekip të posaçëm, i cili bazuar në situatat ekzistuese të përfituesve të të gjitha kategorive të mësipërme, do të marrë përsipër menaxhimin e kërkesave të përfituesve individualë për të lehtësuar zbatimin e të gjitha sa më sipër masat.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll