Bota

Takimi në Ohër/ Eurodeputeti Mandl: Historikisht Serbia ka qenë agresori, ndërsa Kosova ishte viktima

Për takimin e nivelit të lartë që do të mbahet më 18 mars në Ohër, ai ka thënë se pritet një javë që do të merren disa vendime shumë të rëndësishme.

15 Mars 2023, 19:53 Nga a.l
Takimi në Ohër/ Eurodeputeti Mandl: Historikisht Serbia ka qenë
Lukas Mandl

KOSOVË-  Në Parlamentin Evropian sot është diskutuar për aplikimin e Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk duhet të merren si të njëjta, pasi që historikisht njëra ka qenë agresori dhe tjetra ka qenë viktima.

S’duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur e gjithë bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë, kuptuan se sa është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është ajo që qytetarët e Kosovës kanë dekada që e bëjnë dhe janë detyruar ta bëjnë fatkeqësisht meqë janë ata që janë sulmuar para 25 vjetësh – ata na dhanë një shembull të qartë se si mund të luftohet, por edhe si të krijohet një shtet modern, shtet me kushtetutë moderne dhe me sundim ligji", tha ai.

Për takimin e nivelit të lartë që do të mbahet më 18 mars në Ohër, ai ka thënë se pritet një javë që do të merren disa vendime shumë të rëndësishme.

Përpara e kemi një javë ku pritet të merren disa vendime shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të mendojmë se këto dy vende janë të njëjta sepse historikisht një vend ka qenë agresori dhe tjetri ka qenë viktima. Gjatë kësaj kohe kemi parë se një vend nuk ka qëndruar pro sanksioneve ruse dhe një shtet tjetër ka qenë plotësisht pro sanksioneve dhe në përputhje të plotë me të gjithë politikën tonë të sigurisë”, tha ai.

Të shtunën më 18 mars, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të takohen në Ohër, ku nuk përjashtohet mundësia që të nënshkruajnë një marrëveshje mbi aneksin e zbatimit të propozimit franko-gjerman, për të cilin është gjetur dakordimi në takimin e fundit në Bruksel.

lukas mandl

Sondazh

Poll