Bota

Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi, gjenerali i lartë i SHBA-ve pritet të takohet me homologun rus

Dy krerët ushtarakë nuk kanë folur që nga fundi i dhjetorit.

15 Mars 2023, 19:58 Nga a.l

 

Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi, gjenerali i lartë i
Mark Milley

 

SHBA- Gjenerali më i lartë amerikan pritet të flasë me homologun e tij rus,  një ditë pasi një avion rus u përplas me një dron amerikan mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kreu i Shefave të Përbashkët Gjeneral Mark Milley pritet të flasë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm rus, gjeneralin Valery Gerasimov, me telefon të mërkurën, pasi SHBA dhe Rusia publikuan qëndrime të ndryshme për incidentin mbi Detin e Zi. Dy krerët ushtarakë nuk kanë folur që nga fundi i dhjetorit, shkruajnë mediat e huaja. 

Incidenti i së martës, që përfshiu avionët luftarakë rusë Su-27 dhe një dron ushtarak amerikan MQ-9, ka bërë që për herë të parë dy fuqitë të kenë kontakt të drejtpërdrejtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Pas incidentit, ambasadori rus, Anatoly Antonov u thirr në SHBA, ku u shpreh se Rusia nuk dëshiron ndonjë konfrontim të drejtpërdrejtë me Uashingtonin.

mark milley

Sondazh

Poll