Politike

Celibashi nuk e regjistroi në zgjedhje! KAS kalon për shqyrtim kërkesën ankimore të Alibeajt, seanca zhvillohet nesër

Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

15 Mars 2023, 15:33 Nga A.B
Celibashi nuk e regjistroi në zgjedhje! KAS kalon për shqyrtim
Mbledhja

TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ankimoi mbrëmjen e djeshme vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

Ne përfundim te shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim te kërkesës ankimore nr.32, ne seance publike ditën e Enjte, date 16.03.2023, ne orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, theksoi se vendimi i djeshëm i Celibashit ishte tërësisht politik dhe i pabazuar në ligj.

“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD  dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj”, tha ai.

kas

Sondazh

Poll