Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do dalim në koalicion me PL e Metës, PBDNJ e Dules dhe PDK e Ndokës

Berisha tha se koalicionin mund ta quajnë ndryshe edhe fitimtar. 

15 Mars 2023, 15:21 Nga A.B
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do dalim në koalicion me PL e Metës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ka dhënë detaje lidhur me koalicionin, duke thënë se do të dalin në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK. Berisha tha se koalicionin mund ta quajnë ndryshe edhe fitimtar. 

“Do të dalim në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë. Koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti që zotohen të mbështetin kandidatët. Ka një ligj që merret përbazë rekordi elektoral. Mund ta quani koalicion “Fitimtar”, ashtu do të dalim, shihni Ramën, fytyrën skëterrë e ka”, tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll