Politike

Vendimi i KQZ për PD, Kume: Celibashi tha kam preferencat e mia politike, por shikoni se çfarë bëj. Ishte gabim!

Duke iu referuar kështu komenteve që ai bëri në një intervistë me gazetarët pas vendimit. 

14 Mars 2023, 19:08 Nga k.m.

Vendimi i KQZ për PD, Kume: Celibashi tha kam preferencat e mia politike,
Kristaq Kume

TIRANË- Ish-kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka folur për vendimin e marrë sot nga KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë të dhënë për "KlanNeës", Kume tha se Ilirjan Celibashi mori vendimin bazuar në ligj, por që mund të mos i artikulonte fare preferencat e tij politike sepse nuk i takojnë pozicionit që ai ka. Duke iu referuar kështu komenteve që ai bëri në një intervistë me gazetarët pas vendimit. 

Megjithatë shpjegoi Kume, këto deklarata të kryekomisionerit ishin për të treguar që pavarësisht preferencave politike, ai si një i zgjedhur me shumicë të cilësuar vepron vetëm në bazë të legjislacionit.

“Për mua ishte dashur që Celibashi të mos artikulonte fare këto gjëra, ai është komisionari shtetëror i zgjedhjeve dhe sipas ligjit tonë, i zgjedhur me shumicë të cilësuar. Ai nuk përfaqëson atje asnjë parti, as mazhorancë, as opozitë. Qytetarët duan të shohin tek ai, deri në çfarë niveli zbaton detyrën sesa të mësojmë se cilat janë preferencat e tij politike. Nuk i duhet, s’ka pse të futej, por mesa e njoh unë Ilirjanin këto janë përgjigjie jo në karrigen e komisionerit, por që përgjigjia e asaj që “përveç se jam komisioner kam kostumin edhe të qytetarit”. Për atë që paralajmëroi, ai tha kam edhe unë preferencat e mia politike, por absolutisht s’keni pse më godisni për këtë gjë, shikoni se çfarë bëj,”-tha Kume.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

kristaq kume kqz 14 mars 2023

Sondazh

Poll