Politike

Celibashi s’regjistron PD në zgjedhje, Çollaku: Po nuk zbatoi ligjin, të nisin procedurat për shkarkimin e tij!

Kreshnik Çollaku, njëlloj si Bardhi dhe Alibeaj pretendon se komisioneri nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka vepruar politikisht në shërbim të interesave të tij.

14 Mars 2023, 19:02 Nga k.m.
Celibashi s’regjistron PD në zgjedhje, Çollaku: Po nuk zbatoi
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku nuk e ka cilësuar të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Çollaku, njëlloj si Bardhi dhe Alibeaj pretendon se komisioneri nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka vepruar politikisht në shërbim të interesave të tij.

Madje shton se nëse Celibashi nuk vepron sipas ligjit të nisin procedurat për shkarkimin e tij.

“Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve ka detyre te zbatoje ligjin,aty nuk eshte te beje politike. Nese i mungon politika duhet ndihmuar duke filluar procedurat e shkarkimit te tij ne Parlament,”- shkruan Çollaku.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

kreshnik collaku asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll