14 Mars 2023, 18:00
Nga a.l.k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale. I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, Celibashi vulosi mosregjistrimin e PD-së. Në një prononcim për mediat, Celibashi ka deklaruar se vendimi nuk është marrë nga aryse personale të tij me Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Enkelejd Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD. E si pasojë, ai do kishte thënë aprovimin për regjistrimin në zgjedhje.
"Ka çështje që interpretohen, ky rast nuk lë vend për interpretim. Ka pasur gjithë vullnetin dhe ka kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje, por kjo nuk do të thotë që asesi nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje në kurriz të shkeljes së ligjit. Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po iu jap një të dhënë, të gjithë kryetarët e PD që janë regjistruar, deklarata është nënshkruar nga kreu i partisë. Edhe në ato raste kur ka autorizuar të tretë për regjistrimin e partisë. Dua të them edhe një gjë tjetër që e mbaj mend faktin që zgjedhja ime si komisioner është rrjedhojë e një procesi që qeveris vendin dhe opozitën. Nëse nuk do të ekzistonte ky konsensus, unë nuk do e kisha marrë këtë detyrë. E kuptojnë ata, shumë mirë nëse nuk e kuptojnë nuk është gjë e mirë. Unë nuk kam asnjë dhe asgjë personale me PD, edhe pse kam shumë miq e shokë, kam patur të gjithë angazhimin që kjo çështje të zgjidhej por nuk kanë dashur. Për zotin Basha, nuk ka asnjë obligim ligjor për të paraqitur deklaratën e dorëheqjes, por për këdo tjetër duhet që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë vetëm kështu do të fitonin legjitimitetin për t'u sjellë si kryetari i PD. Për këtë arsye u dhashë 48 orë kohë, nuk e bënë, nuk e kuptoj kush është kokëforti në këtë mes. Nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD. Kam qenë i gatshëm për të dhënë edhe më shumë kohë, por nuk e kanë dashur", tha ai.
Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.
kqz 14 mars 2023 ilirjan celibashi asnje pd ne zgjedhje
Politike
14 Mars 2023, 17:46
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se edhe ai ka pëlqimet e tij politike, por theksoi se...
Politike
14 Mars 2023, 17:43
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e deputetit të Partisë Demokra...
Politike
14 Mars 2023, 17:31
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Dem...
Politike
14 Mars 2023, 17:28
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar gjithashtu kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Il...
Politike
14 Mars 2023, 17:18
F.M
Indrit Sefa
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka deklaruar se nuk do të dorëzojë asnjë dokument shtesë, pasi ...
Politike
14 Mars 2023, 17:14
F.M
Indrit Sefa
TIRANË- Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po u shërben palëve politike...
Politike
14 Mars 2023, 17:16
k.m.f.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Celibashi për mosreg...
Politike
14 Mars 2023, 17:00
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale. I pranishëm...
Politike
14 Mars 2023, 16:50
F.M
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se ka futur në ...
Politike
14 Mars 2023, 16:52
k.m
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklauar se kryetari i PD-së është Lul...