Politike

PD nuk regjistrohet, përfaqësuesi i Berishës: Vula është në dorën e anëtarësisë

Ledio Nuraj u shpreh se anëtarësia ka zgjedhur Berishën si kryetar, por shtoi se vendimi i marrë sot, edhe nga ana e tyre do të ankimohet në KAS.

14 Mars 2023, 18:23 Nga k.m.
PD nuk regjistrohet, përfaqësuesi i Berishës: Vula
Ledio Nuraj

TIRANË- Përfaqësuesi i Sali Berishës në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ledio Nuraj deklaroi se vula dhe simbolet e Partisë Demokratike janë në dorën e anëtarësisë. Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, Nurja u shpreh se anëtarësia ka zgjedhur Berishën si kryetar, por shtoi se vendimi i marrë sot, edhe nga ana e tyre do të ankimohet në KAS.

“Duhet të ndërgjegjësohemi, siç u pa edhe sot, vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë deri më tani. Vula, simbolet dhe PD është në dorën e anëtarësisë dhe atje ku është anëtarësia. PD e vërtetë, është ajo PD ku aderon anëtarësia e saj prej 32 vitesh, me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet sa më shpejt vendimi i sotëm, për të cilën do të ushtrojmë të drejtën ankimore, në KAS dhe më tej nëse është e mundur,”- theksoi ai.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

ledio nuraj asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll